HomeKRYESOREGjimnastet e Vllaznisë shpallen fituese të Kupës së Shqipërisë

Gjimnastet e Vllaznisë shpallen fituese të Kupës së Shqipërisë

Gjimnastika shkodrane duket se është rikthyer sërish në nivele të larta. Tashmë jo vetëm me të rritura, por Vllaznia po dominon edhe me moshat e vogla dhe ky është një sukses falë punës së shkëlqyer që bën trajneri Izmir Kashi, por padyshim edhe kontributit shumë të madh që jep presidenti i këtij ekipi Leonard Lulaj.

Ditën e djeshme janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë për të gjitha grupmoshat dhe ekipet e Vllaznisë janë dalluar mbi të tjerat.

Kështu, ekipi i vajzave është shpallur fitues i kupës për moshat 8-9 vjeçe, për moshat 13-14 vjeçe, si dhe vend të parë Vllaznia ka zënë edhe në garat e të rriturave me 92.50 pikë të grumbulluara.

Ndërkohë ekipi i djemve të moshës 7-8 vjeç është renditur i dyti, ndërsa ai moshës 11-12 vjeç ka zënë vendin e tretë në këto gara.

Ndërkohë rezultatet individuale të sportisteve të Vllaznisë në këto gara ishin këto:

Kategoria para te reja

Merilin Islami vendi i pare

Eliza Bushgjokaj vendi i dyte

Kategoria te reja

Luida Beci vendi i pare

Kategoria te rritura

Gresa Dragani vendi i pare

Klea Simicia vendi i dyte

Marisa Suma vendi i trete

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments