Kampionati i kategorise se pare pritet te rifilloje me 7 qershor dhe skuadrat kane filluar te behen gati per kete. E njejta gje ka ndodhur edhe me ekipin e Veleçikut i cili qe prej javes se kaluar ka zbritur ne fushen e stervitjes.

Futbolliste e trajnere te tij jane te vetedijshem se pozitat qe kane ne renditje, kerkojne nje perqendrim maksimal per sfidat e mbetura te kampionatit ngaqe skuadra rrezikon seriozisht renien nga kategoria.

Megjithate, njeri nga lojtaret me me pervoje te ekipit, pikerisht mesfushori Izmir Pelinku mendon ndryshe. Ne nje prononcim per mediat, ai ka shprehur bindjen se Veleçiku do te qendroje ne te paren.

“Te Veleçiku e ndjej veten shume mire dhe kam fati te luaj me djem te shkelqyer qe e duan futbollin. Ne stervitje ata po tregojne shume deshire per arritjen e formes se tyre me te mire. Arma jone me e forte eshte kolektiviteti dhe kam besim se ne fund te kampionatit, do ia dalim te sigurojme objektivin tone, qendrimin ne kategorine e pare”- ka thene ai.

Pelinku eshte nje lojtar me pervoje pasi ka luajtur me disa ekipe si Korabi, Besa, Terbuni, Shenkolli, Ada, por edhe ne Greqi per njefare periudhe ndersa tani po jep kontributin e tij per te dytin sezon me rradhe tek Veleçiku.
www.shkodrasport.com