Sebashku me kapiteni Lika kane qene ne takimin e se dieles ne zyren e kryebashkiakes Ademi dhe jane bindur nga fjalet e saj per t’iu rikthyer serish stervitjes. Mbrojtesi Renato Malota ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” ka deklaruar se drejtuesit te mbajne fjalen per likujdimin e rrogave te prapambetura.

“Kam besim tek fjala qe na eshte dhene se do te mbahet nga te gjitha palet. Uroj te kthehet normaliteti, pasi eshte muaji i katert pa rroga dhe dihet qe ne mbajme familjet tona me keto para. Eshte ne doren e Keshillit Bashkiak dhe te askujt tjeter qe t’i jepet drejtim kesaj pune.

Palet kane shprehur gatishmerine, ndaj po presim qe te zgjidhet kjo situate, e cila eshte shume serioze. Drejtuesit e klubit po bejne te pamunduren per ta zgjidhur kete situate, por e thashe edhe me lart nuk eshte ne doren e tyre kjo gje. Tani le te besojme se te gjitha palet do te gjejne dakordesine”- eshte shprehur mbrojtesi shtatelarte.

Malota me pas ka folur edhe per rikthimin e ekipit ne stervitje dhe rifillimin e kampionatit teksa ka thene: “U bene me shume se dy muaj pa stervitje dhe pa prekur topin me kembe. Une jam munduar te bej vrapime çdo dite per te ruajtur formen, por stevitja ne kolektiv dhe me top eshte krejt tjeter gje dhe na duhet pak kohe te marrim veten.

Ne po bejme maksimumin per te rikuperuar kohen e humbur por nuk do te jete e lehte per t’i perballuar ndeshjet e mbetura te kampionatit pasi edhe vapa do te beje te veten. Uroj vetem te mos kemi demtime, sepse per ne futbollistet eshte nje situate delikate. Sa i takon kampionatit, i kemi mundesite te largohemi nga vendi i tete por duhet te japim maksimumin keto dite qe kane mbetur deri ne fillimin e ndeshjeve.

Sa i takon Kupes, ajo eshte nje objektiv real dhe me kualitetet qe ka ekipi, kemi te drejten per te konkurruar me te gjitha ekipet dhe pa frike. E megjithate jemi te vetedijshem qe lufta per trofe do te jete e eger. Duke pare qe Tirana eshte e shkeputur ne kampionat, Vllaznia do te synoje qe te marre Kupen e Shqiperise”.