Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti gaboi në ndeshjen me Interin, duke i dhuruar golin e fitores.
Ditën e sotme, futbollisti kuqezi që luan për Atalantën ka postuar një foto të ekipit në rrjetet sociale teksa kërkon falje.
“Më vjen keq për shokët e mi të ekipit dhe tifozët që bëra atë gabim që ndryshoi lojën. Forca Atalanta gjithmonë”, shkruan ai në “Instagram”.


