Ditën e sotme u bënë publike mesazhet që Neymar u dërgoi shokëve të tij të skuadrës së Brazilit, pas eliminimit nga Kupa e Botës “Katar 2022”. Një prej mesazheve ishte ai në adresë të Rodrygo, talenti 21 vjeçar që luan me Real Madrid.

Ai humbi penalltinë në ndeshjen çerekfinale ndaj Kroacisë dhe mesazhi i Neymar ishte mjaft inkurajues: “A je i çmendur? Gabojnë vetëm ata që e provojnë, por ti je një yll”.

Pas këtij komenti ka ardhuer replika e Rodrygo, që falënderon shokun e skuadrës për mbështetjen: “Faleminderit për gjithçka, por më fal nëse ndërpreva në mes ëndrrën tënde”.

“Shpresoj që të vazhdosh të luash me ne, për ta fituar këtë trofe së bashku nëse mendon se kjo do të jetë gjëja e duhur që dëshiron të bësh”, shprehet më tej Rodrygo. Ky mund të ketë qenë botërori i fundit për Neymar./telesport/