Java e 10-të e Superligës në basketboll për meshkuj u mbyll me fitoren e Besëlidhjes ndaj Kamza Basket me rezultatin 94-86, ndeshje e luajtur në Kamzës. Skuadra luzhjane e komandoi ndeshjen në pjesën e parë, ku udhëhiqte 45-34.

Gjithsesi, vendasit nuk dorëzohen dhe arrijnë të përmbysin shifrat në 10-minutëshin e tretë, duke udhëhequr 70-66. Kur pritej që çereku i fundit të ishte mjaft i ekuilibruar, skuadra e Besëlidhjes merr sërish frenat e lojës në dorë.

Miqtë shkëputen dhe fitojnë 94-86, ndeshje ku për lezhjanët u dalluan Bernard me 38 pikë e Robinson me 37. Për Kamzën, Gray realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan. Falë këtij suksesi, Besëlidhja konsolidon në vendin e dytë, duke lënë pas pikërisht Kamzën e Tiranën.

Superliga-Meshkuj, java e 10-të

Vllaznia – Teuta, 73-90

Apolonia – Tirana, 73-77

Kamza Basket – Besëlidhja, 86-94

Renditja: Teuta 18 pikë, Besëlidhja 17 pikë, Kamza Basket 15 pikë, Tirana 15 pikë, Apolonia 14 pikë, Vllaznia 11 pikë.