Kupa e Amerikës sheh në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një duel spektakolar mes Brazilit dhe Argjentinës, një “Superclasico” në gjysmëfinalen e turneut që shumëkush e kishte parashikuara vetëm në finale. Sigurisht, fitorja vlen më shumë se një medalje, pasi është në mes prestigji mes dy përfaqësueseve që luftojnë për dominimin në Amerikën e Jugut prej shumë dekadash.

Ndaj palët po përdorin çdo mënyrë për të fituar çfarëdo lloj avantazhi që të munden për këtë duel. Brazilianët, i janë kthyer taktikave klasike të shqetësimit të lojtarëve kundërshtarë para ndeshjeve.

Një dorë ua kanë dhënë tifozët, të cilët janë mbledhur para hotelit të Argjentinës dhe me këngë e flakadanë i kanë shqetësuar deri në orët e para të mëngjesit. Në pas, ndihmën tjetër ua dhanë edhe administratorët e hotelit ku po qëndrojnë argjentinasit.

Në mënyrë të pashpjegueshme, zilet për zgjimin në mëngjes u ranë të gjithëve në dhoma në orën 6 dhe 7 të mëngjesit, duke i shkatërruar gjumin Mesi&CO. Të kota ishin shfajësimet me një problem elektronik në sistem, të gjithë ishin të ndërgjegjshëm se brazilianit po bënin të pamundurën për të favorizuar në një mënyrë apo një tjetër përfaqësuesen e vendit të tyre,. /vipsport/