Ekipi i Vllaznisë e ka humbur takimin ndaj Laçit, në takimin e vlefshëm për javën e 22 të Superiores.

Laçi i është falur Uzunit, por momenti i golit ka krijuar shumë polemika te kundërshtari. Shkodranët pretendonin një faull ndaj Mersinit në momentin e golit.

Këtë gjë e ka pranuar edhe Ernest Gjoka në një intervistë për “Supersport”, megjithëse është shprehur se kjo humbje ka ardhur edhe nga gabimet e futbollistëve të tij përpara portës kundërshtare.

“Ishte një ndeshje e vështirë. U munduam të bënim mirë, por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet.

Sa i përket polemikave tona, mund të them se ishte faull në rastin e golit, por arbitri lejoji avantazhin.

Futbollistët e mi kishin shumë dëshirë për të barazuar dhe kjo dukej si një egoizëm, pasi disa lojtarë ndoshta nuk kanë pasuar në momentin final.

Ky është futbolli dhe ne duhet të kishim shfrytëzuar më mirë rastet e krijuara. Kemi krijuar shumë volum loje, por në fund nuk arritëm të merrnim asgjë.

Nuk mund të themi se është një ambient i qetë, pasi edhe në momentin kur ke një dhimbje, atëherë nuk ndihesh mirë, jo më në një situatë të tillë”, është shprehur Ernest Gjoka. /vipsport.al/