HomeFUTBOLLGjoka kritikon Panuçin: Nuk e ka të qartë filozofinë, pa strukturë nuk...

Gjoka kritikon Panuçin: Nuk e ka të qartë filozofinë, pa strukturë nuk ecet para

Kritikat për Panuçin pas humbjes me Skocinë, duket se nuk do të ndalen shpejtë dhe kjo po tregohet çdo ditë ku shumë personazhe nga bota e sportit, po vënë në dukje mangësitë që tekniku italian ka.

Së fundmi, është Ernest Gjoka ai që për “Klan TV” është shprehur se Panuçi nuk e ka të qartë ende strategjinë, madje as edhe se çfarë ekipi ka në dispozicion.

Sa i përket të ardhmes, Gjoka shton se pa strukturë, nuk ecet para dhe se vështirë të përsëriten sukseset.

“Pas pjesës së parë bëri disa lëvizje që skuadra nuk ishte e përgatitur të paktën për atë që lexova unë nga larg, ndryshoi strategji, ndryshoi formacion, ndryshoi pozicionin e lojtarëve.

Shohim që shpesh ndryshon lojtarë dhe taktikë,, por nëse nuk ke një strukturë nuk mund të ecësh përpara.

Akoma nuk e ka të qartë se si do të luajë me ekipin kombëtar, nuk e ka të qartë se çfarë ekipi ka, grupin e futbollistëve dhe çfarë kërkon prej tyre.

Akoma nuk e ka të qartë se çfarë strategjie ka dhe çfarë filozofie duhet të ndjekë që të ecë në rrugën e duhur ose të bëjë të paktën atë që bëri De Biasi”, u shpreh Ernest Gjoka./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments