Skuadra shkodrane nuk ka arritur dot te fitoje ne ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Përballë Burrelit në fushën e këtij të fundit, kuqeblutë kanë barazuar me rezultatin 1-1, rezultat qe gjithsesi konsiderohet i favorshem per ta.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola ndonëse për të dy ekipet nuk kanë munguar rastet e shënimit.

Ndërkohë krejt ndryshe në pjesën e dytë. Pikërisht në minutën e 3-të ka qenë sulmuesi brazilian Silvio Rodriguez Pereira Junior i cili ka dërguar topin në rrjetën e portës matjane.

Ky lojtar kësisoj duket se do të jetë i rëndësishëm për kuqeblutë sepse në dy ndeshje ka shënuar dy gola per ta.

Kur dukej se ndeshja do te mbyllej me fitoren e Vllaznise, ne minuten e 90-te Xhixhia ka arritur te barazoje rezultatin. Perfundimisht 1-1.

Nje rezultat qe gjithsesi favorizon shkodranet për kalimin në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Tur në të cilin ajo do të ndeshet me fituesin e çiftit Besa- Kamza.
© shkodrasport.com