Thursday, January 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjoka pas humbjes me Teutën: Dita më e keqe për ekipin, por...

Gjoka pas humbjes me Teutën: Dita më e keqe për ekipin, por nuk ka përfunduar

Vllaznia e ka humbur në transfertë ndeshjen direkte ndaj Teutës, në takimin e vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Një rezultat që vështirëson objektivin e mbijetesës për shkodranët dhe këtë e di mësë miri trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Në një intervistë për “Supersport”, Gjoka është shprehur se dita e sotme ishte më e keqja për ekipin e tij, megjithëse rruga e kampionatit është ende e gjatë.

“Ishte një ndeshje të cilën nuk e zhvilluam mirë ndaj Teutës. Rruga do të jetë e vështirë dhe nëse në ditën e sotme do të kishim realizuar detyrat ashtu siç duhet, do të kishim marrë diçka nga ky takim.

Megjithatë kjo ishte dita më e keqe për skuadrën.

Kemi gabuar gjithçka në pjesën e parë dhe duhet të shohim për vazhdimësinë dhe të marrim masat për të mos përsëritur gabimet.

Deri në momentin e golit të parë po e menaxhonim mirë ndeshjen dhe çdo gjë ndryshoi në atë moment.

Futbollistët do ta marrin veten dhe do të vazhdojnë rrugën pavarësisht se është shumë e vështirë.

Ne do të bëjmë mirë në ndeshjet brenda dhe do të mundohemi të mos lëmë pikë në këto takime.

Nëse do të jemi të qetë dhe të qartë për atë që ne kërkojmë, atëherë jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Ernest Gjoka. /vipsport/

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments