Klubi i Kamzës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka bërë një letër të hapur, drejtuar Armand Dukës.

Sipas Kamzës, ekziston një skenar kundër kësaj skuadre, ndërsa saktëson se me këtë pohim nuk anashkalojnë përgjegjësitë e ekipit.

Kamzalinjtë kërkojnë gjykim “fair-play”, ndonëse e pohojnë se nuk kanë besim te FSHF për një gjë të tillë.

Përmes letrës së hapur, klubi i Kamzës tregon edhe ndeshjet në të cilat është dëmtuar nga gjykimi.

Kamza ndodhet vetëm një pikë larg vendit të parafundit që të çon në Kategorinë e Parë dhe duke parë këtë situatë, drejtuesit e klubit kanë kërkuar nga të gjithë zyrtarët e FSHF-së që të jenë të kujdesshëm në vendimet e tyre.