Presidenti i Kukësit Safet Gjici në një prononcim sot në media është ndalur tek spostimi i ndeshjes Vllaznia- Skënderbeu për në Korçë duke e konsideruar ekipi shkodran si aleat të atij korçar. Në kampin shkodran në fakt askush nuk ka patur dëshirë t’i kthejë përgjigje numrit 1 të kukësianëve.

Ndërkohë, i pyetur për këtë gjë trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka, në konferencën e sotme për shtyp, nuk ka dashur t’i përgjigjet sërish ish- presidentit të tij. Ashtu si edhe një javë më parë kur nuk iu përgjigj në lidhje me notat që Gjici u kishte vënë të gjithë ish-trajnerëve të Kukësit, edhe sot Gjoka nuk ka preferuar të merret me të. “Unë nuk mund të hyj në këtë debat se jam një trajner futbolli. Ne mendojmë punën tonë. Ne mendojmë që të ecim përpara, të dalim nga kjo situatë në të cilin edhe ndodhemi. Kjo gjë nuk më përket mua”.
© shkodrasport.com