Tek Vllaznia janë duke e pritur me shumë interes dhe ndonëse ende nuk ka firmosur, drejtuesit e saj kanë marrë garancinë se kjo është punë e kryer. Një gjë të tillë e ka bërë publike në konferencën e sotme për shtyp trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka i cili ka deklaruar: “Sukaj na ka garantuar se do të vijë te Vllaznia. Garancia zyrtare është kontrata, por unë i besoj fjalës së tij. Ne e mirëpresim një lojtar si Sukaj.
Shkodrani është lojtar i lirë në treg dhe ka lejekalimin e Partizanit në xhep. Ai mund të flasë me cilindo klub. Besoj se si shkodran që është, ai do të jetë pjesë e jona. Sukaj na ka thënë se është me pushime me familjen jashtë vendit dhe do të kthehet më datë 31 dhjetor dhe besoj se si profesionist që është, më datë 1 janar do të ulet të bisedojë me drejtuesit tanë për të mbyllur marrëveshjen dhe për të hedhur firmë në kontratë”- tha ndër të tjera Gjoka.
© shkodrasport.com