Futbollistët e Vllaznisë nuk duhet t’i besojnë humbjes së thellë të javës së kaluar të Partizanit në Gjirokastër por duhet të bindemi të gjithë se na pret një ndeshje shumë e vështirë në të cilën gjithsesi do të kërkojmë të marrim maksimumin. I këtij mendimi është shprehur para gazetarëve trajneri i ekipit shkodran Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje. “Ua kam shpjeguar edhe lojtarëve të mi që rezultate të tilla siç i ndodhi Partizanit në Gjirokastër, ndodhin rrallë në futboll.
Por në vlerësojmë Partizanin dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë në transfertë. Mendoj se po të jemi të qetë dhe agresivë ndaj kundërshtarit, mund të marrim pikë. Jemi në një moment të vështirë, si Partizani, ashtu edhe ne. Po mundohemi të japim maksimumin. Gjatë gjithë javës jemi munduar ta përgatisim ndeshjen kundër Partizanit me shumë qetësi, sepse shkojmë për rezultat në kryeqytet. Duhet të jemi shumë të qetë në fushë dhe të japim maksimumin”- është shprehur numri 1 i pankinës shkodrane.
www.shkodrasport.com