Ekipi kombëtar i basketbollit U18 triumfoi në turneun e zhvilluar në San Marino nga FIBA në datat 24-31 korrik duke u renditur i pari në kategorinë C dhe duke merituar madaljen e arit. Pjesë e ekipit kampion ishte edhe lezhjani Nikola Simoni, i cili me protagonizmin e tij ndihmoi kombëtaren tonë të shpallej kampione dhe të flitet shqip në San Marino.

18 vjecari Simoni u bë pjesë e akademisë së Basketbollit Beselidhja në vitin 2018 të drejtuar nga trajneri Kliton Pasha për të ngjitur shumë shpejt shkallët e karrierës duke u bërë protagonistë dhe i kërkuar nga disa ekipe shqiptare.

Ai u përzgjodh të jetë pjesë e 5-shes së kombëtares shqiptare pas paraqitjeve dinjitoze që bëri me Tirana Eagle dhe Goga Basket në dy vitet e fundit si i huazuar nga ekipi lezhjanë i Beselidhjes.

Lezhjani Nikola Simoni do të evidentohej nga trajneri i Akademisë Beselidhja Basket, Kliton Pasha, dhe në pak kohë protagonizni dhe stërvitja e vazhdueshme do ta bëntë 18 vjecarin një sportis të përspektivës dhe pjesë të rëndësishme të kombëtares së basketbollit.

Me ngjitjen e Beselidhjes në superligën shqiptare të basketbollist, tashmë Nikola Simoni, do të jetë pjesë e ekipit lezhjanë për sezonin 2022-2023, duke pretenduar që të ndihmojë ekipin në një paraqitje dinjitoze në elitën e basketbollit shqiptar./marre nga lezhapress.com/