Nejmar gjatë kohës kur ishte pjesë e Barcelonës, ishte në nivele të larta dhe në një formë shumë të mirë. Madje të shumtë ishin ata që thonin se mund të sfidojë Mesin dhe Ronaldon për “Topin e Artë”.

Të njëjtin mendim ka thënë edhe trajneri i Brazilit, Tite, i cili gjithashtu ka thënë se nuk është i domosdoshëm për ekipin kombëtar.“Nejmar është i rëndësishëm për ne, por nuk është i domosdoshëm për kombëtaren.

Në çdo ndeshje që kemi, unë përpiqem të marr më të mirën prej tij dhe ta ndërtoj ekipin drejt tij. Pozicioni që mendoj se ai e bën më mirë, është ai që bënte te Barcelona, ku aktivizohet në të majtë dhe tenton drejt qëndrës.

Në disa periudha të tij më të mira, ai ka arritur nivelin e Mesit dhe Ronaldos, unë nuk kam parë as Hazardin, as Grizmanin të arrijnë në atë nivel.”, u shpreh Tite.