HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjoka “zgjon” Kamzën, lojtarët “betohen” për fitore ndaj Laçit

Gjoka “zgjon” Kamzën, lojtarët “betohen” për fitore ndaj Laçit

Kamza nuk po kalon një moment të mirë dhe kjo është mëse e qartë, që nga renditja, por edhe loja e zhvilluar e tyre.

Ndërrimi i trajnerit Duro me Gjokën duket se nuk ishte i mjaftueshëm për të rikthyer tek fitorja ekipin e Kamzës.

Sfida e ardhshme për ekipin e Ernest Gjokës, është përballë Laçit, në transfertë. Ndeshja do të luhet të dielën, në orën 14:00.

Trajneri ditën e djeshme ka bërë një analizë të thellë, të takimit humbës me Kukësin dhe ka “zgjuar” lojtarët.

Nga ana e tyre ata janë “betuar” për një kthesë të ekipit, që objektiv kryesor aktualisht ka të dalë nga fundi i tabelës./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments