E çuditshme sesi ka mundësi që një karrierë e tillë e këtij njeriu nuk ka marrë vëmendjen e duhur deri më tani në Shkodër e Shqipëri. Gjon Shyti ka bërë “mrekulli” me sportin e notit në Itali duke nxjerrë nga duart e tij madje edhe Kampion Europe dhe nënkampion Bote. “Nami” I tij ka shkuar deri në Turqi, aty ku drejtuesit e Federatës së këtij vendi e kanë kërkuar me ngulm dhe duke dashur të rrisin nivelin e notit, kanë firmosur një kontratë me të për pesë vite duke dashur që në Olimpiadën e vitit 2020 të kërkojnë medalje.

Dhe shkodrani është kryetrajner I Qendrës Federale të Turqisë. Një vlerësim maksimal për të por në fakt shqiptari me pasaportë italiane po e justifikon sepse kanë ardhur rezultatet e para të larta të notarëve turq. Po kush është Gjon Shyti? Mjafton të shohim CV-në e mëposhtme dhe do të kuptosh shumë gjëra për të.

Duke drejtuar ekipin “Vittoria” në Itali bashkë me sportistët e tij në 17 vite ka fituarme shume se 1000 (nje mije) medalje rajonale , rreth 60 medalie ne nivel kombetar e 30 te tjera ne nivel europian e boteror!!!

Nga duart e tij ka dalë një nga notarët më të mirë të Italisë- Luca Marin, të cilin e ka stërvitur për 12 vite rresht derisa e ka çuar tek titulli I lartë Kampion Europe dhe dy herë nënkampion Bote. Me të, Gjoni ka marrë pjesë edhe në dy Olimpiada, në Athinë në vitin 2004 dhe në Pekin më 2008. Këto suksese kanë bërë që për shkodranin të ketë vlerësime maksimale nga qyteti ku ai ka jetuar teksa e kanë shpallur “Qytetar Nderi I Vittorias”.

Italianët e kanë vlerësuar, po ashtur edhe turqit dhe e çuditshme është se në Shkodër pakkush “ e njeh” dhe I di këto arritje të tij. Lërë më të ketë ndonjë titull a vlerësim. Por, për të gjithë ata që duan të dinë më mirë se kush është Gjon Shyti, po ju japim më poshtë CV-në e tij. Ndoshta do të lodheni duke e lexuar, por realisht ajo është treguesi më I mirë I arritjeve të tij.

Vetëm në tre vite që po drejton Qendrën Federale të Notit në Ankara, ka 225 medalje të fituara nga notarët turq në aktivitetet që ato kanë marrë pjesë!!! Dhe puna e tij vazhdon. Në Turqi do të jetë deri në fund të vitit 2020 dhe me siguri që arritjet e tij do të shtohen sërish. Pas kësaj kontrate, nuk është e sigurtë se ku do ta shohim Gjonin, sepse nuk përjashtohet mundësia që ndonjë shtet tjetër të kërkojë të marrë eksperiencën e tij.

Dhe prandaj Shkodra dhe Shqipëria duhet të krenohet me këtë personazh të shkëlqyer, me këtë njeri që është kthyer në një specialist të pakrahasueshëm të sportit të notit.
Gjergj KOLA

Karriera si sportist:
Karrierën e ka filluar në vitin 1972 në “pishinën” e improvizuar te Liqenit te Shkodres, per te vazhduar ne pishinen e Uzines se Telit deri ne vitin 1983. Në vitet 1984-1985 jep kontributin etij modest me skuadren e Partizanit ku ne “Spartakiaden e 5-të Kombetare” renditet ne vendin e dyte ne 200 m bretkoce e ne vendin e trete ne 100 m bretkoce. Meritën për aktivizimin e tij me ekipin e Partizanit e ka patur trajneri Petrit Caslli për të cilin ruan ende edhe sot një respekt të veçantë.

Më pas punon me trajnerin Emin Lishi i cili I ngjalli interesin per nje te ardhme si trajner ne Shkoder pas rikthimit tim nga Partizani.
Si sportist ka patur fatin e madhe te stervitet ne korsi afer me notare si Rrok Shestani, Azem Plisi, Fatmir Halili, Nazmi Cirilami, Sadi Anadolli, Mehdi Muriqi, Tonin Radovani, Ilir Ymeri, Anila Egerci, Myzafer Kroni, Kole Shiroka, Ridvan Gjecaj, Viktor Ferketi, Robert Vata, Ardian Vadahi, Moisi Shestani, Petrit Guma, Maksim Nebiu, Artan Zhupa, Xhafer Lami, Edmond Hasa. e shume e shume te tjere.

Sigurisht pa lene menjane kontributin e madh te trajnereve Halim Zaganjori e Shuajp Mehmeti te cilet i dhane leksionet e para te stervitjes ne sportin e notit.

Karriera si trajner:

Klubi Vllaznia i jep besimin te stervise nje ekip te ri femijesh. Ne bashkepunim me trajnerin Franc Noga qe kishte nje kapacitet te larte ne identifikimin e talentit, kane stervitur me sukses notare si Leka Thani, Besnik Kroni, Ben Doda, Agim Latifi, Altin Komi, Altin Grizhja, Mondi Shyti e shume te tjere. Per nje vit Gjon Shyti ka stervitur notaren e talentuar Anila Egerçi.

Pak dite pas kthimit nga kampionati ballkanik i notit zhvilluar ne Turqi, si shume shqiptare ne ato kohe edhe Gjoni largohet jashte Shqipërisë. Data 10 tetor 1992 e gjen ne qytetin gati me jugor te Siçilise- Vittoria, ne provincen e Raguses. Fati eshte me te sepse nje pishine e re ishte ne perfundim te ndertimit. Ne ate zone me pak o ndoshta pa asnje histori noti.

Por jo me shume se 100 km larg qytete si Catania e Siracusa e 250 km Palermo kane nje tradite shume te mire ne sportin e notit e te vaterpolit. Pishina inaugurohet ne mars te vitit 1994 dhe shume shpejte pa kaluar as 3-4 muaj, Gjon Shytit i besohet i gjithe organizimi i pishines nga ana profesionale. Çdo gje e filloi nga zero me femije 6-7-8-9 vjeç dhe pas dy viteve fillojne te shihen rezultatet e para. Pas dy te tjerash skuadra “Terranova” shpallet kampione rajonal per moshat 9-11 vjeç. E keshtu do te vazhdonte per 5 vite me rradhe me grupmoshat 12-14 vjeç duke alternuar vetem fitore.

Gjatë kësaj periudhe fillojnë të spikasin notare me kualitet te larte si LUCA MARIN, GIOVANNI GAROFALO, ANDREA ARONICA , SALVATORE SORTINO , MAURO DISTEFANO , LIVIA MURGANA, YLENIA CAPRIOTTI. Tradita do vazhdonte me notare te tjere te talentuar si ERVIN MAROTTA, GIANGUGLIELMO SUSINO, MICHELA MAZZA.

Në 17 vite që punon me këtë ekip, rreth 190 notare kane dhene kontributin e tyre me skuadren “TERRANOVA” VITTORIA duke fituarme shume se 1000 (nje mije) medalje rajonale , rreth 60 medalie ne nivel kombetar e 30 te tjera ne nivel europian e boteror.
Ne vitin 2005 rezultonin 47% e rekordeve regionale nen emrin e skuadres Terranova të drejtuara nga shkodrani Gjon Shyti, madje edhe sot e kësaj dite rezultojne 30% e tyre si rekorde te pathyera .e se fundi rezultatet me te mira ato ne nivele kombetare e nderkombetare kane qene fantastike.

Luca Marin është sportisti më I miri që Shyti ka stervitur per me se 12 vjet rresht qe nga mosha 9 vjec deri pak pa arritur 22 vjec. Me të ka njohur vetem progres, qe kur kishte 12 vjeç ne kampionatet kombetare te moshave ai ishte gjithmone notari qe fitonte me shume se te gjithe vende te para, nga 200 shpine, ne 400 stil I lire, 400 m katernotim, 1500 m stil I lire, 200 m katernotim e 200 m delfin.

E jo vetem Luca Marin por edhe te tjere notare arriten rezultate shume te larta ne nivel kombetar. Andrea Aronica në 200 m bretkoce u shpall kampion kombetare per moshen 16 vjeç, Giovanni Garofalo në 1500 m stil I lire kampion kombetare per moshen 16 vjec, 200 m delfin, 400 m katernotim, 400 m stil I lire medalje argjendi.

Me notarin Luca Marin ka arritur dy here titullin nenkampion bote dhe nje here vend te trete, gjithmone ne kampionat boteror. Po ashtu nje here kampion Europe e tre here nenkampion Europe (nuk po permendim këtu shume tituj europian ne nivel moshash).
Gjithashtu ka marrë pjesë me të në 4 Olimpiada, në ATHINE , PEKIN , LONDER e RIO (në dy te parat me Gjon Shytin si trajner) duke kompletuar keshtu me se miri portretin e ketij kampioni qe trajneri shkodran ka patur fatin ta stervise per me se 12 vite rresht.

Rekordet kombetare italiane aktualisht ne garen 400 m katernotim si ne pishine 25 metra me kohën 4’01”71 dhe ne pishinen 50 metra me kohën 4’09’88’ i perkasin ketij notari ende edhe sot.

Gjon Shyti prej vitit 1998 ka kualifikimin maksimal si trajner noti për Federatën italiane të notit (FIN) dhe ka bashkepunuar me kombetaren italiane te moshave si ne grumbullime por edhe ne gara nderkombetare ne vitet 2000-2003.

Nga viti 2003-2007 ka bashkepunuar me kombetaren e te rriturve gjithmone ne grumbullime e gara europiane e boterore.
Fale rezultateve te arritura ne sportin e notit ne nivel nderkombetare, Bashkia e qytetit ku ai banon- VITTORIA, I ka akorduar titullin “QYTETAR NDERI I QYTETIT VITTORIA” ne vitin 2005.

Deri ne gusht te vitit 2012 ka vazhduar punen ne pishinen e qytetit Vittoria dhe Comiso.. Ne shtator te 2012 klubi sportiv “Nuotatori Campani” i jep mundesine te drejtoje anen teknike te nje mega impianti ne Avellino dhe ketu per gati tre vite kryen rolin e drejtorit teknik dhe trajnerit te skuadres se notit.

Edhe ketu realizohen rezultate shume te mira duke marre pjese ne te gjitha aktivitet kombetare te notit ne Itali..
Ne Maj te vitit 2015 Federata Turke e Notit i beson drejtimin e Qendres Federale te Notit ne Ankara ku edhe sot vazhdon te jete kryetrajneri i kesaj qendre kombetare ne sektorin e notit. Ne tre muajt e pare erdhen menjehere rezultate shume te mira.

Tre rekorde kombetare per moshat 17-18 vjeç me notarin Ege Baser duke ulur ndjeshem rekordin e 100 m shpine nga 0.57.20 (rekord i vitit 1992) ne 0.56.15 ne Kampiontin boteror “Junior” ne Singapor ne fund te gushtit te viti 2015. Nje tjeter rezultat shume i mire eshte edhe fitimi i titullit kampion kombetare per Turqine nga notarja 16 vjeçare Buse Topcu ne garen 800 m stil i lire me kohe 8’58″56 duke permiresuar me 9 sekonda rekordin personal te saj.

Notarja Nida Eliz Ustundag ne Kampionatin Europian ne Israel permiresoi ndjeshem rekordin kombetar ne garen 200 m delfin me kohen 2’08″82. Nje tjeter notar Ege Baser ishte pjesetar i Kombetares turke ne kete kampionat ku pak dite me vone ne kampionatin kombetare te Turqise ne garen 100 m shpine (pishine 25 m) permiresoi rezultatin personal me kohen 0.53″67.

Notaret e Qendres Federale ne Ankara ne kampionate kombetare verore e tani ne kampionatet kombetare dimerore te moshave dhe te rriturve fituan 22 vende te para e shume podiume per nje total prej 55 medalje.

Notari Ege Baser e notarja Nida Eliz Ustundag jane pjestare te Kombetares Turke. Notaret Buse Topcu (1999) , Neris Aras (2001) , Bercin Baydar (2001) dhe notari Kajra Dernek (1998) jane pjese e kombetares per moshat perkatese.

Me dy notaret e kombetares do jem per tre jave stervitje ne altitudine ne Afriken e Jugut dhe ne te tjera stervitje e gara nderkombetare te planifikuara nga Federata Turke e Notit . Pas dy metingjeve te rendesishem ne France , perkatesishte ne Amiens (shkurt 2016) e Marseje (mars 2016) ku arrihen kohet per Kampionatin Europian ne Londer nga Ege Baser dhe Nida Eliz Ustundag, dhe ku ne garen 200 delfin realizohet nje rekord i ri kombetare per te rritura me kohen 2’13″02 (pishine 50 mt) nga Nida Eliz Ustundag, vazhdojne pregatitjet per Kampionatin Europian qe do zhvillohet ne Maj.

Ne Londer vazhdojne rezultatet pozitive ku notarja Nida Eliz Ustundag arrine te permiresoje edhe dy here te tjera rekordin kombetar ne 200 mt delfin, ne eliminatore 2’10″34 (p.50 mt) dhe ne gjysemfinale me kohen 2’10″23 duke u klasifikuar ne vendin e 9 ne Europe dhe duke arritur kohen e tabeles “B” per Olimpiaden e Rio’16 ,po edhe ne garen e 100 mt delfin permireson rezultatin personal me 1’00″77, po ashtu edhe notari Ege Baser permireson rezultatin personal ne 100 mt shpine me kohen 055″78 duke arritur kohen e tabeles “B” per Olimpiaden e Rio 2016 dhe ne 200 shpine ne 2’02″45.

Nje jave pas Kampionatit Europian ne Londer zhvidhohet kampionati Kombetar i Turqise per te rritur ne Mersin 27-31maj.. Nida Eliz Ustundag kampione kombetare ne 100 e 200 delfin. Ege Baser kampion kombetar ne 100 shpine. Ne keto gara notarja Buse Topcu (1999) shpallet kampione kombetare ne garat 400 mt stil i lire me kohen 4’20″30 (p.50mt) dhe ne garen 800 mt stil i lire me kohen 8’50″29 (p.50mt) ku permireson edhe rekordin kombetar per te rritura duke realizuar edhe kohen e tabeles “B” per Olimpiaden e Rio 2016.

Ne fundin e muajit Qershor ne nje miting nderkombetar qe zhvillohet ne Budapest notari Ege Baser permireson rezultatin personal ne garen 100 mt shpine me kohen 0.55″31 duke realizuar kohen me te mire te vitit ne kete gare ne rang kombetare. Po ashtu ne mitingun famos “Sette Colli ” Rome Ege Baser realizon kohen me te mire te vitit ne garen 200 shpine (p.50 mt) me kohen 2’01″29.

Ne perfaqesuesen e kombetares turke ne Olimpiaden e Rio 2016 Gjon Shyti ka qene pjesmarres me notaren Nida Eliz Ustundag. Dy jave ne Brasil dhe pjesmarrja ne kete Olimpiade kane qene nje eksperince e çmuar dhe nje kurorezim me sukses i nje viti teper te rendesishem per karrieren personale te trajnerit shkodran ne Qendren Federale ne Ankara ku Federata Turke e Notit e cila i ka besuar drejtimin e saj.

Ne garen 200 delfin Nida Eliz Ustundag ne RIO 2016 realizoi edhe nje tjeter rekord kombetar me kohen 2’10″02.. Nje vit qe perfundoi me realizimin e 14 rekordeve kombetare Turke per te rritur e per mosha , me tre notare Nida Eliz Ustundag (1996), Ege Baser (1997) e Buse Topcu (1999) qe realizojne 5 kohet e tabeles “B” per Olimpiaden e Rio ’16 e mbi 234 medalie te fituara ne kampionatet kombetare per te rritur e per mosha.Nje vit teper pozitiv me rezultate teper te mira ku Federata Turke e Notit e ka vleresuar jashte mase.

Ne Dhjetor te vitit qe kaloj 2016 kane marre pjese ne Kampionatin Boteror ne Canada me notaren Nida Eliz Ustundag ku u rradhit ne vendin e 9 ne bote duke permiresuar edhe nje here rekordin kombetar turk ne garen 200 delfin (p.25mt) me kohen 2’08″27.

Sukseset e trajnerit Gjon Shyti dhe e sportistëve të tij kanë vazhduar edhe në garat e tjera të zhvilluara gjatë vitit 2017 si dhe në 2018, deri në garën më të fundit që u zhvillua pak ditë më parë në Kinë, Kampionati Botëror ku njëra nga sportistet e tij është renditur në vendin e 10-të me një kohë shumë të mirë.

Notarja Nida Eliz Üstündağ (1996) në Kampionatin Europian te Notit në pishinë 25 mt Copenhagen 2017 rekord kombëtare ne eliminatore paradite 2’07″29 e ne finale pasdreke e 6-ta me rekord te ri në 200 delfin 2’06″87. Po ashtu ne gusht kete vite ne Glasgow ne Kampionatin Europian ne pishinë 50 mt noton ne gjysme finale kohen rekord ne 200 delfin 2’09″69 duke u renditur e nënta në Europe.

Një tjeter notare femer qe kete vitë po konfirmohet si një nder talentet më me perspektive në Turqi e jo vetem, Beril Böcekler me vetem 14 vjeç (2004) ka thyer te gjithe rekordet kombëtare per te rritura ne garat 400 (pishinë 25 mt 4’09″90.. pishinë 50 mt 4’16″70), 800 (pishinë 25 mt 8’34″45 – pishinë 50 mt 8’47″95) e 1500 (pishinë 25 mt 16’41″35 – pishinë 50 mt 16’56” 09) stil i lirë në pishinë 25 e 50 mt..