E nisi kampionatin me gol ndaj Partiza nit dhe më pas duhet të kalonin nëntë ndeshje që të zhbllokohej pikërisht kundër të kuqve. Sulmuesi maqedonas i Teutës, Pepi Gjorgiev, ka një histori interesante këtë kampionat ndaj “demave”, por sipas tij është thjesht një rastësi dhe golat pret t’i shënojë rregullisht.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, shtatlarti Gjorgiev ndjen keqardhje për mënyrën se si humbën me Partizanin, por nga ana tjetër, beson te kthesa ndaj Vllaznisë. Sulmuesi komenton edhe ndryshimin në pankinën e Teutës.
“Të them të drejtën ishte një humbje ajo ndaj Partizanit, e cila nuk duhej të ndodhte. Kishim shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por nuk e bëmë diçka të tillë. Ishte realisht një ndeshje e vështirë, por që nuk e menaxhuam mirë dhe prandaj dolëm pa pikë.
Unë shpresoj dhe besoj që levizja e trajnereve do të ndryshojë gjithçka për mirë tek skuadra. Sfida e rradhes do të jetë e vështirë, pasi Vllaznia ka një skuadër të fortë, me elementë cilësorë brenda. Por, unë besoj shumë se do të bëjmë maksimumin që të marrim tri pikët dhe të shohim përpara drejt objektivit që kemi”.