Takimi Tërbuni-Besëlidhja eshte luajtur vetem 45 minuta. Pjesa e dyte e tij nuk eshte zhvilluar per shkak te reshjeve te bores dhe temperaturave te uleta qe kane mbizoteruar ne stadiumin e qytetit te Pukes “Ismail Xhemali”.
Sa i takon pjeses se pare te luajtur, kane qene vendasit ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 4-te me ane te mbrojtesit te majte Sehar Bushaj. Por nderkohe ne minutat shtese, ka qene David Marku ai qe ka barazuar per Beselidhjen.
Sakaq, pjesa e dyte nuk ka filluar pasi për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta ka qenë e pamundur që të ndeshja të vijonte në pjesën e dytë. Klubi pukjan ka bërë këtë njoftim për tifozët për ndërprerjen e ndeshjes:
“Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta, pjesa e dytë e ndeshjes derbi mes K.F. TËRBUNI PUKË – K.S. Besëlidhja Lezhë nuk do të luhet. 45’ minutëshi i mbetur i këtij takimi do të zhvillohet në një datë tjetër që do të caktohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. që pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-1”.
TERBUNI- BESELIDHJA 1-1 (pjesa e pare)
Golat: Bushaj ‘4/ D. Marku ’45
Tërbuni: Shkoza, Lani, Qerpiku, Troshani, Kacubela, Laceja, Xhakaj, Gjini, Bushaj, Temja, Tabaku. Trajner Sinan Bardhi. U aktivizuan ehde
Besëlidhja: Kacaj, Ruqi, Gjikolaj, Pergjoni, Bardulla, Danaj, Hepaj, Vukaj, Marku, Bruka, Dibra