Murlani nuk arrin te marre pike as ne ndeshjen e rradhes per kampionat. Si rrjedhoje pasditen e sotme ka pesuar humbjen e gjashte rradhazi, çka e nderlikon edhe me shume poziten e tij ne tabelen e renditjes teksa pas 8 javesh kampionat ka arritur te grumbulloje vetem 4 pike.
Ne ndeshjen e sotme, djemte e drejtuar nga trajneri Pepaj jane perpjekur per te marre nje rezultat pozitiv por nuk ia kane dale teksa jane mundur 1-2 ndaj Adriatikut. Murlani eshte gjendur ne disavantazh te dy golave ne fundin e pjeses se pare te ketij takimi.
Ne fillim ka qene Loci qe ka shenuar golin e pare ne minuten e 32-te dhe dhjete minuta me vone pastaj do te vinte edhe goli tjeter qe kishte per autor futbollistin Muzhaqi. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-0 per vendasit.
Miqte nga Barbullushi reagojne ne fillimin e se dytes dhe ia dalin duke ngushtuar shifrat me ane te sulmuesit Denis Çokaj qe ne minuten e 48-te. Gol ky qe krijoi bindjen se gjerat do te permbyseshin deri ne vershellimin perfundimtare te arbitrit.
Por ne fakt nuk do te ndodhte keshtu. Pavaresisht te gjitha perpjekjeve, nuk do te kishte gol tjeter dhe ne kete menyre Adriatiku fitoi 2-1 ndaj Murlanit. Pas 8 javesh kampionat, ky i fundit me 4 pike ndodhet ne vendin e 10-te te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/
Adriatiku 2-1 Murlani
(E. Loci 32′, Muzhaqi 42′ / Çokaj 48′)
Murlani: Tafa, Zachini, Dias, Santos, Barros, Djepaxhia, Cokaj, Curraj, Zere, Nika, Hasaj. Trajner Vahedin Pepaj. U aktivizuan edhe Cubi, Markaj, Alija, Guri e Keshtejaku.