Goli i Rei Ysolliut i ka dhene nje trepikesh me shume vlere ekipit te Veleçikut ne transferten e veshtire te Librazhdit, ne perballjen ndaj Sopotit. Koplikasit kane arritur te fitojne me rezultatin 2-1 dhe jane ngjitur ne kuoten e 13 pikeve duke e barazuar Sopotin dhe duke ndare tashme me te vendin e peste dhe te gjashte te renditjes.

Ka qene nje takim shume i rivalizuar, por i interpretuar ne menyren e duhur nga djemte e drejtuar nga trajneri Besnik Duli. Ato kane kaluar te paret ne avantazh me ane te sulmuesit Brajan Shekaj. Golat e ketij te fundit vazhdojne te jene gjithnje prezent dhe kete gje e beri edhe sot kur shenoi qe ne minuten e 11-te.

Por nderkohe tre minuta para fundit te pjeses se pare, ka qene Goçi ai qe ka barazuar shifrat dhe ne kete menyre ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat 1-1.

Ne pjesen e dyte eshte zhvilluar nje lufte e forte sportive nga te dy ekipet dhe nuk kane munguar edhe rastet ne portat respektive, por pa arritur dot te shenojne. Kur u duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim, ka ardhur edhe goli i Ysolliut i futur ne loje ne minuten e 76-te ne vend te Ivzikut. Pese minuta para fundit shenoi i dha nje fitore me shume vlere Veleçikut ne shifrat 2-1./SHKODRA-SPORT.COM/


SOPOTI- VELEÇIKU 1-2

Golat: Goçi ’42/ Shekaj ’11, Ysolliu ’85

VELEÇIKU: Nika, Kukaj, Elv. Rustemaj, Banushaj, Stafa, Am. Kaçaj, El. Rustemaj, Al. Kaçaj, Daija, Shekaj, Ivziku. Trajner Besnik Duli. U aktivizuan edhe Kacokaj, Smakaj, Ndrecaj, Bzhetaj, Ysolli.