Veleçiku e ka fituar miqesoren e sotme ndaj Vllaznia U19 me rezultatin 2-1, miqesore kjo e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Takimi ka nisur me mire ne fakt per 19 vjeçaret kuqeblu te cilet humbasin disa raste shenimi, megjithate ka qene Bega ai qe ka shenuar per koplikasit ne minuten e 30-te dhe pjesa e pare do te mbyllej me kete gol.

Ne te dyten do te ishte lojtari i aktivizuar ne kete pjese- Delaj ai qe do te dyfishonte shifrat nderkohe qe 12 minuta para fundit ka qene Bebeziqi qe ka ngushtuar shifrat per Vllaznia U19 dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat 2-1 per koplikasit.

Vllaznia U19- Veleçiku 1-2

Vllaznia U19: Kaçaj, Elbasani, Paloka, Spahija, Smajli, Papaj, Alivoda, Pusi, Nikaj, Filipi. Tr: L. Zmijani. U aktivizuan edhe Çaku, Bizi, Çomo, Muliu, Qerpiku, Xhilaj, Bebeziqi.

Veleçiku: Vjerdha, Kaçaj, B. Çokaj, Balaj, Banushi, Bega, Pelinku, A. Ujkaj, Zara, D. Ujkaj, B. Hasaj. Tr: A. Rustemaj. U aktivizuan edhe Bajri, Hoxhaj, Lumaj, Delaj, Kutureli etj.

Shenues: Bebeziqi ’78 (11-m)/ Bega ’30, Delaj ’60

Arbitra: Rebani Gremi, Besard Pepnikaj, Ardit Çobaj