Fahrudin Gjurgjeviç pritet të jetë pika referuese e Vllaznisë në majë të sulmit. Sulmuesi maqedonas ka pak kohë që u është bashkuar kuqebluve, por 29- vjeçeri ndihet mirë për zgjedhjen që ka bëra, gjë e cila buron nga eksperienca që përjetoi me Vllazninë në ndeshjet e Konferencë Ligës.
Përshtypjet për këtë aventurë në Shkodër, Gjurgjeviç i ka përshkruar përmes një komenti në profilin e tij në rrjetet sociale.
Ai vlerëson tifozërinë e Vllaznisë, që sipas tij me mbështetjen që i dhanë ekipit në Europë, e meritojnë titullin kampion në edicionin e ri.
“Shumë emocione në një periudhë kaq të shkurtër me këtë ekip të madh. Këta tifozë fantastikë meritojnë një titull kampion dhe besoj se ne mund ta konkretizojmë”, shkruan Gjurgjeviç.