Pasditen e sotme, më konkretisht në orën 16.30, në Paris të Francës do nisë gara e peshës 77 kg për Kampionatin Botëror të peshëngritjes. Me shumë interes paraqitet kjo peshë ngaqë në të konkurojnë dy peshëngritësit shqiptarë, Erkand Qerimaj dhe Hysen Pulaku. Më së shumti, interesi paraqitet për Qerimajn që është pika më e fortë e kombëtares shqiptare.

Forma e tij sportive duket shumë e mirë dhe tashmë mbetet për t’u parë vetëm sesi do të shkojë konkurrimi I tij në garën zyrtare. Për t’u përmendur është fakti që konkurrenca e tij do jetë e madhe në këtë peshë sepse përkrah do ketë medalistë të Olimpiadës së fundit, do ketë kampionë e rekordmenë botërorë. Gara e sotme e Qerimajt do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e televizionit Rozafa nën komentin e gazetarit Gjergj Kola dhe me mendimin e specialistit Muhamet Tuzi.