Ka vetem pak kohe qe i eshte bashkuar Vllaznise, ka luajtur vetem tre ndeshje me te, por ka perjetuar shume emocione. Sulmuesi maqedonas Fahrudin Gjurgjeviç (Gjurgjevikj ne maqedonisht) ndjehet i emocionuar kur sheh videon e golave te shenuar me kete skuader ne ndeshjet e “Conference League”.

Dhe permes nje statusi te publikuar ne faqen e tij ne rrjetet sociale thote shume gjera. Mbi te gjitha per tifozet e Vllaznise te cilet i quan fantastike.

“Shumë emocione në një periudhë kaq të shkurtër me këtë ekip të madh. Këta tifozë fantastikë meritojnë një titull kampionati dhe besoj se ne mund ta bëjmë, inshaAllah!”- shkruan Gjurgjeviç.

Duket se ne mes tij, kesaj skuadre dhe tifozeve, eshte krijuar shume shpejt nje lidhje e ngushte. Dhe si rrjedhoje, ai natyrisht qe premton se do te beje shume per Vllaznine.

Per te kenaqur veten, por edhe te gjithe shkodranet sepse siç e thote edhe vete, “ata e meritojne nje titull kampionati”. Sezoni eshte ne prag dhe Gjurgjeviç padyshim qe do te tregoje vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/