Pas finales së Kupës së Shqipërisë, Juxhin Xhaja është shpërblyer nga UEFA. Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës do të gjykojë ndeshjen Moldavi U-21 – Hollandë U-21. Institucioni i futbollit europian ka përzgjedhur arbitrin shqiptar që mban stemën e FIFA-s. Ndërkohë asistentë të tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Dojando Myftari.
Ndërsa i katërt, gjyqtari Kreshnik Bajramaj. Edhe një herë, arbitrat shqiptarë përzgjidhën nga UEFA për të vendosur drejtësi në sfida ndërkombëtare, këtë herë në kualifikueset e Europianit U-21. Kjo ndeshje do të zhvillohet në datën 3 qershor, në orën 18:45.
Kujtojmë që dje, Xhaja ishte arbitër kryesor në ndeshjen Vllaznia – Laçi, e vlefshme për finalen e Kupës së Shqipërisë. Shkodranët fituan 2-1, ndërsa nuk pati shumë kontestime për gjykimin.
Ai eshte nje nga arbitrat me te mire ne vend dhe madje mund te themi me plot bindje se ne sezonin e fundit ka qene ndoshta me i miri sepse ka qene shume pak i kontestuar nga ekipet.