Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjyrezi: Bakaj gaboi. Shumë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë

Gjyrezi: Bakaj gaboi. Shumë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë

Mospranimi i Elis Bakajt për të luajtur ndaj Tiranës, është padyshim një rast i pa precedent ky i sulmuesit që refuzon të luajë ndaj ish – ekipit të tij që rrezikon rënien nga Superiorja, duke hedhur poshtë dhe duke shkelur me këmbë Vllazninë që i hapi dyert kur ishte pa ekip.Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe administratori i klubit shkodran, Astrit Gjyrezi, që e ka cilësuar gjestin e Bakajt si joprofesionist. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, administratori i Vllaznisë është shprehur se sulmuesi gaboi në këtë vendim, duke i kujtuar se në të kaluarë edhe lojtarë shkodranë e kanë ndëshkuar Vllazninë. “Kam folur me lojtarin dhe më ka kërkuar të mos jetë në këtë takim. Ishte diçka e papritur dhe është një nga rastet më të veçanta kur një lojtar paguhet për një punë dhe mos e bëjë atë. I kujtoj Elisit se Vllazninë e kanë ndëshkuar jo pak herë lojtarë shkodranë ndër vitet kur kanë luajtur për ekipe të tjera. Mirëpo, nuk e vë në dyshim se sa e duan ata Shkodrën dhe Vllazninë. Megjithatë, ky ishte një vendim personal i Bakajt dhe nuk kishim si ta kundërshtonim. Nga ana morale, unë e vlerësoj ndershmërinë, pasi mund të kishte bërë atë që askush s’do të donte, të luante por të mos jepte asgjë në fushë”, deklaroi Gjyrezi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments