Opinion nga Gjergj Vyshka
Mos e koritni Shkodren! Behuni te gjithe bashke e gjejeni mundesine qe Vllaznia kampione e volejbollit te jete pjesemarrese ne Kupat e Evropes. 7000 euro garancia financiare e kerkuar nga Federata Shqiptare e volejbollit deri me 28 maj. Potencialet jane nese veprojme me mendje te ftohte pa inate personale e pa ndasi partiake. Sot Shkodra rrezikon te bjere nje kategori me poshte ne futboll, sot Shkodra ka nxjerre jashte pallatit te sportit basketbollin. E tani te mos jete as ne Kupat e Evropes ne volejboll per ane financiare ky eshte krim. Cfare duhet me per te shkelur me kembe nje emer si Vllaznia? Koha nuk pret askerkend, tifozet jane krenar me nje Vllazni kampione ne te gjitha nivelet…