Mbrëmjen e sotme, do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit. Të kaltrit nisen në avantazh duke qenë se kanë fituar 0-1 në San Siro dhe kërkojnë të mbrojnë avantazhin për të luajtur më pas në finale ndaj Juventusit.
Ndërkohë, trajneri Xhenaro Gatuzo duket se ka marrë vendimin dhe për formacionin titullar.
Një lajm i keq vjen për Elseid Hysaj pasi shkodrani nuk është preferuar titullar dhe në vendin e tij do të aktivizohet Di Lorenzo.
E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares te Napoli duket se ka përfundura dhe në këtë merkato do të largohet për të provuar një eksperiencë të re, ndërsa ka kërkesa edhe nga Italia ashtu si edhe jashtë saj. /VipSport/