Mbrëmjen e sotme do të nisin gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, teksa kompeticioni do të zhvillohet në Portugali. Sfida e parë do të jetë ajo mes Portugalisë dhe Zvicrës, e cila do të luhen në qytetin e Portos, ndërsa qyteti i dytë mikpritës do të jetë Guimaraesh. Të dyja Kombëtaret triumfuan në grupet e tyre përkatëse, të Divizionit A.

Ndërkaq, për gjysmëfinalen e parë, Portugalia duket favorite në këtë përballje për vetë arsyen se pjesë e Kombëtares do të jetë edhe Kristiano Ronaldo. Luzitani nuk mori pjesë në Ligën e Kombeve gjatë fazës së grupeve, ndërsa tashmë do të jetë një armë plus për trajnerin Santos.

Megjithatë, edhe nga krahu tjetër Zvicra, pa dyshim do të mbështetet te lojtarët me origjinë shqiptare si Xhaka dhe Shaqiri, i cili sapo triumfoi edhe në Champions League me fanellën e Liverpulit.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë është shortuar përballja mes Holandës dhe Anglisë. Pas gjysmëfinaleve do të jetë përballja për vendet e treta dhe më pas finalja e madhe më datë 9 qershor./VipSport/