Ne futbollin shqiptar, shembulli i Esat Rakiqit, shkodranit te mire qe punoni plot 33 vjet si zevendestrajner, eshte unik dhe i veçante ne llojin e tij. Ka preferuar te beje gjithmone rolin e trajnerit te dyte, pa pretenduar asnjehere te jete vete ne “timon” dhe ka krijuar nje profil te tij ne kete drejtim, çka e beri ate te veçante.

Por me shume mundesi ne Lezhe eshte duke u perseritur nje rast i tille. E kemi fjalen per Gledis Lanin, njeriun qe prej 10 vitesh mban detyren e zevendestrajnerit te Beselidhjes duke punuar me trajnere te ndryshem, nder to edhe me shkodranet Kreshnik Krepi, Samuel Nikaj e tashme me Elvis Plori.

Lani ka mbushur kesisoj nje dekade qe e ushtron kete detyre tek skuadra e qytetit te tij dhe ndjehet i kenaqur. Po i sherben Beselidhjes, skuadren me te cilen ka bere karriere edhe si futbollist dhe ndjehet mjaft mire per kete gje.

Ai e ka veshur fanellen e Beselidhjes ne nje ndeshje kunder ekipit te Shkeumbinit, ndeshje qe eshte fituar nga Beselidhja me rezultatin 7- 6, nje rezultat paksa i cuditshem. Lani ka shenuar nje gol me nje goditje te fuqishme qe mbahet me per shume kohe ne ate ndeshje.

Ka luajtur me Beselidhjen ne vitet 1994- 2007, nje lojtare i qete, eshte dalluar per pasimin e sakte, mjeshter i asisteve per shoket. Ka realizuar me mjeshtri edhe 11- metersha.

Pas lenies se futbollit, ka nisur rrugetimin e tij si trajner dhe qe nga viti 2010 punon si zevendestrajner tek Beslidhja. E ben kete detyre edhe sot pas 10 vitesh dhe me siguri qe do te vazhdoje ta beje edhe me gjate. Jo me kot, i vendosem kete titull shkrimit: Gledis Lani, nje “Esat Rakiqi’ i futbollit lezhjan.
Engjell GJOLAJ