Pas 4 javesh mungese, u mendua se sot do te rikthehej te luante per Vllaznine por nuk ka ndodhur keshtu. Mbrojtesi maqedonas Filip Gligorov edhe ne takimin ndaj Skenderbeut do te mungoje sepse mesa duket demtimi i tij ende nuk ka kaluar.

Ne kete menyre planet e trajnerit Jonuz jane prishur serish teksa edhe mbrojtesi tjeter i majte, ugandezi Ualusimbi nuk eshte ende gati per te luajtur.

Ne keto kushte, edhe perballe korçareve rolin e mbrojtesit te majte do ta luaje Herald Marku nderkohe qe mund te kete ndryshime edhe ne vendosjen e skuadres ne mesfushe dhe sulm.

Sa i takon lojtarit tjeter qe ka patur probleme me demtimet, pikerisht mesfushori Ardit Krymi, ai eshte ne dispozicion te stafit teknik per kete takim por nuk eshte e qarte nese do ta nise ndeshjen nga minuta e pare apo do te jete i gatshem ne pankine.

Pavaresisht ketyre problemeve, objektivi i Vllaznise per sfiden ndaj Skenderbeut eshte nje dhe i vetem: Fitorja. Kjo nuk do te jete e lehte sepse edhe kundershtaret kane objektivin e tyre, megjithate shkodranet duken te etur, per te shenuar ne rradhe te pare dhe pastaj per te marre fitoren.
www.shkodrasport.com