Kur janë dy, me siguri që do të bëhen edhe tre. E kemi fjalën për fitoret në ndeshjet e boksit profesionist të shkodranit Kristian Demaj.

Ai arriti të korrë sukseset e para në ringun profesionist kur gjatë dhjetorit, brenda pak ditësh, zhvilloi dy ndeshje njëra pas tjetrës duke korrur edhe fitoret e para në këtë lloj boksi.

Por boksieri shkodran duket se nuk ka ndër mend të humbasë shumë kohë dhe për këtë arsye ka planifikuar të organizojë shumë shpejt edhe ndeshjen e tretë.

Ajo do të zhvillohet më datë 29 shkurt ndërkohë që pritet të përcaktohet edhe kundërshtari i tij për këtë ndeshje. Kuptohet që edhe përballë tij objektivi do të jetë një dhe i vetëm: Fitorja. Ashtu siç ka bërë në ndeshjen e parë ndaj Laurennt Yoba dhe në të dytën ndaj Michael Klempert.

Tetë herë kampion i Shqipërisë në boksin amator kësisoj duket se do të ketë një karrierë po kaq të suksesshme edhe në atë profesionist dhe nisja në fakt është e mbarë: 2 ndeshje- 2 fitore deri tani, por e treta po vjen…
© shkodrasport.com