Kristiano Ronaldo ka fituar çmimin e “Globe Soccer Award”, si lojtari më i mirë për vitin 2019, çmim ky i cili u dha në Dubai.
Kjo është hera e 6 që portugezi e fiton këtë çmim, teksa mposhti në këtë garë Mesin dhe mbrojtësin e Liverpulit, Van Dajk.
Gjithashtu është dhënë edhe çmimi për trajnerin më të mirë të vitit, i cili u dha për teknikun e Liverpulit, Jyrgen Klop. Ndërsa skuadra më e mirë e vitit është zgjedhur Liverpuli.
Gjyqtarja më e mirë femër: Stefani Frapart.
Drejtori më i mirë sportiv: Andrea Berta.
Agjenti më i mirë: Zhorzh Mendes.
Portieri më i mirë: Alison Beker.
Lojtari arab më i mirë: Açraf Hakimi.
Çmimi për arritje në karrierë: Miralem Pjaniç.