Bayern mund të bëjë një befasi të madhe në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk do të blejë vetëm një qendërmbrojtës, por dy. Sipas mediave gjermane, Kim do të shitet, ndërkohë Guerreiro do të largohet me parametra zero.

Spastrimi do të ndodhë edhe në krahun e djathtë, me Boey drejt shitjes në Premier League ose Arabinë Saudite. Plani i Bayern është transferimi i Schloterbeck dhe Guehi në të njëjtin vit, për të përforcuar pikën më të dobët në ekip, qendrën e mbrojtjes.

Gjermani nuk do të kushtojë më shumë se 30 mln euro, sepse ka një vit të mbetur në kontratë. Guehi, kontrata e të cilit skadon në qershor, do të kushtonte 20 mln euro, që është bonusi i kërkuar prej tij dhe agjentit.

Pra, dy qendërmbrojtës klasi për 50 mln euro. Goditje të mira!