Mirsad Jonuz po u jep dorën e fundit përgatitjeve për Luftëtarin, ndeshje që do luhet nesër në “Loro Boriçi”. Një përballje që duket e lehtë në letër, por ndryshe mendojnë në Shkodër.Jonuz Vllaznia

Ata nuk i zënë besë pozicionit të kundërshtarit në renditje, ndaj po marrin që të gjitha masat e nevojshme për ta kaluar me sukses këtë duel dhe gjetur rrugën e kthesës. Për stafin teknik jo gjithçka është komode para kësaj sfide, pasi duhet të bëjë llogaritë zyrtarisht me 3 mungesa dhe që të gjitha në mbrojtje.

Renato Malota është i pezulluar prej të verdhëve, ndërsa Erdenis Gurishta dhe Filip Gligorov janë të dëmtuar. Ngushëllues është fakti që nuk ka pasoja prej grupit, ndonëse disa lojtarë kanë vuajtur gjatë kësaj jave. Ndryshimet në formacion duken të pashmangshme jo vetëm në defensivë, por edhe në portë.vllaznia-3-770×470

Këtë javë ka shumë të ngjarë që ta nisë si titullar maqedonasi Andreja Efremov. Pasi uli në stol Alen Sherrin, erdhi edhe radha e Ted Laços. Edhe në mesfushë mund të ketë surpriza, ndërsa sulmi është i vetmi repart që nuk do të preket. E megjithatë, pikëpyetjet do të zbardhen vetëm sot.