HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGoditje 'big' në merkato, Egnatia firmos me sulmuesin që dikur vlente 2...

Goditje ‘big’ në merkato, Egnatia firmos me sulmuesin që dikur vlente 2 milionë euro

Dzon Delarge është goditja e bujshme e Egnatias në këtë merkato. Ish-sulmuesi i Karabag, Akhisaspor, Boluspor, Slovan Liberec, Bursaspor, ka firmosur me skuadrën rrogozhinase, duke u vënë në dispozicion të trajnerit Zekerija Ramadani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Vlen të theksohet fakti se 31-vjeçari prej 6 muajsh ishte pa ekip, teksa në të kaluarën është aktivizuar 13 ndeshje me kombëtaren e Kongos.

Në vitin 2017, kur Delarge ishte pjesë e turqëve të Osmanlispor, vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarkt” shkoi plot 2 milionë euro.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Egnatia ka arritur të firmosi me sulmuesin Dzon Delarge,i cili vjen nga kampionati Turkë ku ka qenë pjesë e Akhisaspor. Delarge ka një cv të pasur pasi ka luajtur për Qarabag, Akhisaspor, Boluspor, Bursaspor, Slovan Liberec.
Welcome Dzon Delarge.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments