Atletet e Vllaznise e kane nisur ne menyren e duhur vitin 2022. Ne garat e para te ketij viti, ato te kampionatit kombetar individual dimeror qe u zhvilluan sot ne Elbasan, ata kane zene disa vende te pare duke treguar edhe njehere tjeter se dominojne ne kete sport.

Ne mungese te nje salle te mbyllur, garat ne Shqiperi zhvillohen ne ambjent te hapur dhe kjo padyshim qe i ka vene ne veshtiresi atletet te cilet kane sfiduar edhe temperaturat e uleta qe kane mbizoteruar ne pisten e “Elbasan Arena”.

Sa i takon garave, atleti Leandro Çardaku ka zene vendin e pare ne garen e 60 metrave, ndonese eshte vetem 17 vjeç por duke dominuar mbi te gjithe pjesmarresit e kesaj disipline te shpejtesise.

Ne garen e 60 metrave me pengesa, ne vend te pare eshte nje tjeter atlet i Vllaznise- Durjon Idrizaj. Sukseset e shkodraneve kane vazhduar me te zakonshmin Franko Burraj i cili ne garen e 400 metrave me kohen 47’81. Me kete rezultat, Burraj eshte shpallur me pike olimpike edhe sportisti me i mire i kampionatit.

Ne vend te pare eshte renditur edhe atleti tjeter i Vllaznise Muhamet Çangeli i cili ka kercyer 7.28 metra. Edhe ne trehapesh, kampion eshte shpallur nje tjeter atlet shkodran, pikerisht 18 vjeçari Kolindo Kiri qe ka kercyer 14.87 metra.

Perpos ketyre sportisteve qe kane zene vende te para dhe jane shpallur kampione ne keto disiplina, kane bere nje paraqitje te mire edhe disa sportiste te tjere ku permenden Ravio Rama e Genald Selhanej ne garen e 60 m/p, Rigers Haxhiaj e Serdar Cungu ne garen e 60 metrave, Glenis Haxhiaj ne garen e kercimit se larti, 16 vjeçari Erdi Duka ne kercim se gjati e po ashtu ne kete disipline edhe Erisa Rrasa.

Ne kete menyre, atletet e Vllaznise e kane nisur ne menyren e duhur vitin 2022 dhe me siguri qe do te jene baza e ekipit tone kombetar qe do te marre pjese ne garat e Kampionatit Ballkanik te Sallave te mbyllura qe zhvillohen muajin e ardhshem ne Stamboll.

Suksesi i sotem tregon me se miri punen e mire qe vazhdon te behet tek ky ekip nga trajneret Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj./SHKODRA-SPORT.COM/