Gjeografia e futbollisteve shkodrane shtrihet edhe me shume neper Bote. Prej disa ditesh tashme kemi edhe nje futbollist ne Portugali. Beet fjale per 17 vjeçari Jurgen Qemali i cili eshte bere pjese e Boavistes.

Ai ndodhet prej me teper se nje muaji prane ketij klubi te njohur, duke bere nje prove e cila i eshte mundesuar nga menaxheri i njohur i FIFA-s Bruno Dodi. Dhe performanca e Jurgenit ka qene shume e mire dhe i ka kaluar me sukses te gjitha testet.

Ai do te luaje me ekipin U18 te Boavistes. Ne lidhje me kete transferim, ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” menaxheri Dodi i cili eshte shprehur:

“Jurgen Qemali bëri paraqitje mjaft të mira dhe transferimi i tij te Boavista u krye me sukses, sepse bëhet fjalë për një lojtar me shumë të ardhme. Paraprakisht kanë mbetur të kënaqur me formën e tij, shpresojmë që të vijojë e njëjta paraqitje deri në fund. Nëse vijon me këtë ritëm është një lojtar që e ka të ardhmen të garantuar”.

Veren e kaluar, mesfushori shkodran ka qene per prove edhe tek Valencia ne Spanje, teksa edhe drejtuesit e ketij klubi shprehen deshiren per ta patur pjese te tyre, megjithate atehere kjo levizje nuk u realizua, nderkohe qe ne fillimin e ketij viti prova tek Boavista rezultoi ajo e duhura dhe ai tashme pjese e ketij klubi.

Jurgen Qemali, i datëlindjes 07.01.2005, me pare ka lënë gjurmë edhe me skuadrën “Red Bull” në SHBA, në sezonin 2013-2014 apo dhe me Essen në Gjermani në periudhën 2015-2017, ndërsa edhe në Francë ai ka luajtur me skuadrën Okser, akademinë e francezëve në periudhën 2017-2019.

Prej dy vitesh është rikthyer në qytetin e vendlindjes, duke qenë pjesë e Akademisë Vllaznia dhe me pas e KF Murlani duke qene pjese e ekipit U17 te tij. Por tashme karriera e tij do te vijoje ne nivele te larta teksa eshte bere pjese e portugezeve te Boavistes.
Gjergj KOLA