Është mbyllur në barazim 1-1, akti i parë i çerekfinales së Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Partizanit! Edhe pse u luajt në një atmosferë të vakët për sa i përket numrit të tifozëve, ku duel prodhoi mjaft emocione, teksa të dyja skuadrat kërkuan me ngulm fitoren, por gjithccka duket se mbeti e hapur për në sfidën e kthimit.

Tedi Cara zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, duke përfituar nga një pasiguri e portierit Simoni, ndërkohë që në minutën e 43-të, Ibraimi vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.

Në fragmentin e dytë të lojës, Partizani i Mehmetit i shkoi shumë pranë golit të dytë me Malën dhe Koten, por pa sukses.

Vlen të theksohet se në sfidën e kthimit, që do të luhet pas 2 javësh, nuk do të ketë vlerë goli në fushën kundërshtare, për shkak të rregullores që është ndryshuar së fundmi në të gjitha kompeticionet.

Ibraimi 43′ (p) / Cara 24′