Pasdite vonë, të premten, u hodh në qarkullim si surprizë në Brazil një fotografi e Arthur Henrique, mesfushorit të Gremios, me fanellën e Barcelonës, pasi Robert, sekretari teknik i klubit katalanas kishte udhëtuar në Amerikën e Jugut për të parë 21-vjeçarin duke luajtur. Fotoja, në të cilën Arthur shfaqet i rrethuar nga njerëzit e tij të besuar dhe Andre Cury (skaut në Brazil) e ka zemëruar klubin brazilian, që tashmë po harton një ankesë për ta dërguar në FIFA, në orët e ardhshme.

“Ky djalosh me karakter të madh, i cili është Arthur, është i yni. Në lidhje me rrëmujën e ngritur, ai nuk ka faj. Unë u informova se sot Barça donte të hante një drekë me të dhe familjen e tij. Gremio nuk mund ta ndalojë atë, por Barça përfshihet në një problem me Gremionin, që përfshin “fëmijën”. Ne po i shkruajmë një komunikatë FIFA-s për manipulime”, – njoftoi drejtori ligjor i Gremios, Nestor Hein, në një intervistë për “Estúdio Gaúcha”.

Hein nuk do ta gjobisë Arthur për foton, por i kërkon agjentit të tij, Jorge Machado, ta rrethojë me njerëz të besuar”. Tani Gremio nuk ka ndërmend të negociojë me Barçën. Klubi i Porto Alegre e përshkruan atë që ndodhi si “një qëndrim i pashembullt” dhe Hein do të bëjë gjithçka të mundur për ta parandaluar Arthur që të shkojë te Barcelona. Kjo është arsyeja pse ata do të përpiqen të “bëjnë biznes me një klub tjetër”. Mesfushori ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, pas rinovimit të fundit, të zyrtarizuar pak më shumë se një muaj më parë.

telesport.al