Ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e rradhës stërvitore.

Ajo është zhvilluar në fushën stërvitore të Golemit dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët të cilët pritet të jenë të gatshëm për stafin teknik për ndeshjen e rradhës.

Gjatë kësaj seance, trajneri Gjoka ka punuar më shumë në aspektin taktik sepse ka filluar të ideojë formacionin dhe mënyrën si do të luajë të shtunën ndaj Skënderbeut.

Por ndërkohë, menjëherë pas përfundimit të kësaj seance, futbollistët janë larguar vetëm për pak kohë nga fusha dhe kontaktet me njëri- tjetrin sepse pas pak minutash ato do të grumbullohen sërish.

Këtë herë për të shkuar në grumbullim sepse drejtuesit e klubit kanë plotësuar kërkesën e stafit teknik për ta patur skuadrën dy ditë para ndeshjes në grumbullim.

Për këtë arsye, Vllaznia që nga pasditja e sotme dhe deri në mesditën e së shtunës do të jetë në ambjentet e “Gardenland Resort” ne Barbullush për t’u përgatitur ashtu si duhet për sfidën ndaj Skënderbeut.
© shkodrasport.com