Virxhil Van Dajk nuk do të luajë në Europian me kombëtaren e Holandës.
Ka qenë vetë trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop i cili në një prononcim të fundit, është shprehur se duke parë dëmtimin e mbrojtësit, ai nuk do të jetë gati për të luajtur në Europian.
Nuk është vendimi im, por duke gjykuar nga informacionet që kam, unë do të thoja që nuk është e mundur që Van Dajk të jetë në Europian.
Nuk është se unë nuk do e lë të shkojë, sepse nuk dua ta bëj këtë, por duke parë dëmtimin dhe gjendjen aktuale, them se nuk do të jetë në Europian.”, tha Klop.