Nesër në Shkodër do të zhvillohet aktiviteti i dytë më i rëndësishëm kombëtar në sportin e taekondosë, pikërisht Kupa e Shqipërisë. Në të do të marrin sportistët më të mirë të vendit, pjestarë të të gjithë ekipeve. Në mes tyre padyshim që është edhe Vllaznia e cila do të konkurrojë me 15 sportistë në këtë aktivitet. Ndeshjet do të nisin në orën 10.00 të paradites së nesërme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ato mund të vazhdojnë deri rreth orës 16.00 dhe hyrja do të jetë falas.

Një kohëzgjatje e tillë vjen ngaqë do të kenë shumë sportistë pjesmarrës në të gjitha kategoritë. Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet edhe për të rinjtë edhe për të rriturit. Ja përbërja e plotë e ekipit të Vllaznisë në këtë veprimtari:

© shkodrasport.com