Një goditje e rëndë për Ballkanin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Rustem Hoxha ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen miqësore ndaj Shkupit, teksa ka këputur ligamentet e gjurit.

Një dëmtim relativisht i rëndë ky për 30-vjeçarin, i cili do të qendrojë për disa muaj jashtë fushave për të ndjekur fazën e rehabilitimit.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi nga Suhareka teksa i uron mbrojtësit shërim sa më të shpejtë. Rustem Hoxha te Ballkani erdhi te Teuta aty ku u shpall kampion i Shqipërisë teksa me fanellën e durrsakëve ka fituar një herë Kupën e Shqipërisë dhe një herë Superkupën e Shqipërisë.

Ndërsa me ekipin e Ballkanit u shpall kampion sezonin që ka përfunduar.

ball 1

NJOFTIMI I KLUBIT TË BALLKANIT –

“Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqsisht pas ekzaminimëve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit.

Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin .

Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj.

Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta🧡🖤 @rustem_hoxha5

.

.

#fcballkani”