Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGoditje e rëndë për futbollistin e Kombëtares, dëmtohet përsëri dhe mbyll sezonin

Goditje e rëndë për futbollistin e Kombëtares, dëmtohet përsëri dhe mbyll sezonin

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka kaluar nga ai që mund të ishte sezoni më i mirë, në momentin më të vështirë të karrierës së tij deri tani. Futbollisti i Kombëtares, ndërsa pritej kthimi në fushë pas një dëmtimi të gjatë që pësoi në fundin e vitit të kaluar, ka pësuar një tjetër problem dhe tashmë do të jetë i detyruar t’i nënshtrohet operacionit duke mbyllur sezonin.

“Leçe njofton se lojtari Medon Berisha pësoi një dëmtim në muskulin e djathtë të femurit të mbrapsëm gjatë seancës stërvitore individuale të së shtunës së kaluar.

Sot, lojtari iu nënshtrua një kontrolli instrumental, i cili zbuloi një këputje në tendinin e djathtë. Fatkeqësisht, ky dëmtim ndodhi në një zonë të ndryshme nga ajo e prekur nga dëmtimi i mëparshëm dhe ndodhi gjatë një faze stërvitjeje të kujdesshme ri-atletike të ndërmarrë së fundmi pas testeve të fundit të kënaqshme instrumentale.

Lojtari do t’i nënshtrohet një konsultimi te një specialist në Finlandë të mërkurën e ardhshme me profesor Lempainem për të vlerësuar mundësinë e ndërhyrjes kirurgjikale, e cila do të kryhet të enjten. Sidoqoftë, lojtari nuk ka gjasa të kthehet gjatë sezonit aktual”, shkruhej në njoftimin e Leçes që dha lajmin e keq për futbollistin e Kombëtares.

Berisha e kishte nisur sezonin shumë mirë te Leçe, duke u kthyer në protagonistin absolut të lojës së kësaj skuadre në Serinë A me paraqitje mbresëlënëse e gola. Por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë mbyllur para kohe sezonin e tij duke u kthyer në një pengesë për djaloshin në momentin kur dukej se ai mund të bënte hapin cilësor në karrierë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments