Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2. Pas kësaj sfide, ka folur Esat Mala.
“Sot ishte një ndeshje mjaft e mirë nga ana e ekipit tonë. Në pjesën e parë nuk i dhamë asnjë hapësirë kundërshtarit.
Në pjesën e dytë ramë disi, por çunat u zgjuan dhe doli në pah karakteri që kemi. Ja vlejti shumë kjo ndeshje në një fushë të vështirë si kjo e Durrësit.
Me atë që treguam në pjesën e parë, duhet të vazhdonim dhe pjesën e dytë. Ne e kërkuam fitoren dhe na u shpërblye. Rrezikuam në mbrojtje kur pësuam gol pasi ata tentuan të sulmonin, por ne besuam. Ndihem mirë në pozicionin tim. Kam gjetur stabilitetin tim”, tha Mala.