Vllaznia zhbllokon rezultatin, madje ka shenuar dy here brenda dy minutave. Fillimisht ka qene braziliani Wenderson ai qe ka shenuar ne minuten e 22-te pas nje aksioni shume te bukur. Pas kombinimit me Pusin, ai ka shmangur nje mbrojtes matjan dhe perballe portierit Koca nuk gabon.
Ne minuten e 24-te Wenderson pason sakte tek Emerson qe nuk gabon dhe per rrjedhoje e dergon edhe ai topin ne rrjete.
Takimi ka nisur me nje minute heshtje te mbajtur ne nderim te ish- arbitrit elbasanas Myrteza Allkja qe eshte ndare nga jeta nje dite me pare.
Ne minuten e 9-te eshte nje mundesi shume e mire per shenim e vendasve. Wenderson ka pasur sakte ne zone tek Pusi qe ne fakt vonon ne gjuajtje duke humbur nje mundesi shume te mire.
Vllaznia po luan me formacionin e saj te dyte ne kete takim por duhet thene se edhe Burreli ka mungesa ne formacionin e tij ne kete ndeshje teksa nuk i ka kushtuar rendesine e duhur nisur edhe nga fakti qe e ka humbur ndeshjen e pare 0-1 ne fushen e vet.
Vllaznia- Burreli 2-0
Shenues: Wenderson ’22, Emerson ’24
Vllaznia: Laço, Ruqi, Lekaj, Ristevski, Walusimbi, Repaj, Bardulla, Emerson, Zogaj, Wenderson, Pusi. Tr: M. Jonuz
Burreli: Koca, Beci, De Carvalho, Gjoka, Agami, Hoxha, Mallunxa, Melani, Memoci, Murja, Stana. Tr: G. Stojku